Ahmeti i shpreh ngushëllime Ramë Lahajt për vdekjen e nënës
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qenë i pranishëm mbrëmë në koncertin që ka mbajtur Ramë Lahaj & Friends në sheshin ”Skënderbeu”, në Prishtinë.
Ahmeti ka falenderuar Filharmoninë e Kosovës dhe tenorin Ramë Lahaj që ishin organzatorët e koncertit.
”Ramë Lahaj & Friends na mblodhën nën tingujt e muzikës klasike dhe kangës së bukur shqipe. Jemi të lumtur që ky koncert u mundësua të mbahet në Prishtinë dhe falenderues ndaj organizatorëve, Filharmoninë e Kosovës dhe tenorin Ramë Lahaj”, shkruar Ahmeti në facebook.
Me këtë rast kryetari i ka shprehur ngushëllime tenorit, Ramë Lahaj të cilit pak para se të fillonte koncerti i kishte vdekur e ëma, mirëpo ky i fundit prap kishte vazhduar t’i këndoj jetës e atdheut të tij./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?