Mot i nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Kosova do të vazhdojë të përballet me mot të nxehtë dhe me vapë.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 31 dhe 36 gradë Celsius.
Shkak i këtyre temperaturave Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që nga ora 10:00 deri në orën 17:00 të mos në kontakt direkt me rrezet e diellit.
Ndërsa Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur që mot i ngjashëm do të vazhdoj të mbizotërojë gjatë gjithë javës. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius./21Media