Iu gjendet kokainë, arrestohen dy persona
Policia ka bërë të ditur se dje janë arrestuar dy burra nga Peja pasi që iu është konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
”Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonin ata janë gjetur dhe konfiskuar 4.3 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?