Kosova i ofron ndihmë Greqisë

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka njoftuar se sot përmes një bisede telefonike me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, i ka ofruar ndihmë Greqisë për menaxhimin e gjendjes së krijuar nga zjarret.
“Shpreha gatishmërinë dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet greke me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga zjarret e ditëve të fundit”, ka shkruar Mehaj në “Facebook”
Sipas ministrit kërcënimet dhe rreziqet nga faktorët e ndryshëm në realitetin e sotëm, përcaktojnë faktin se, fryma e bashkëpunimit rajonal në parandalimin, menaxhimin, reagimin dhe rimkëmbjen pas pasojave të tyre, duke shtuar se është nevojë e pashmangshme për të gjitha vendet e rajonit dhe më gjerë”./21Media

Back to top button