Çitaku: Vitia ta thjeshtësojë procesin e vaksinimit sa merret me zgjedhje lokale

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, për menaxhimin e pandemisë.
Sipas saj, Vitia në vend se “të dorëzohet para gjendjes alarmante dhe t’i lë të vetmuar punëtorët shëndetësorë dhe qytetarët për të garuar në zgjedhje lokale, duhet urgjentisht ta decentralizojë dhe thjeshtëzojë procesin e vaksinimit duke ofruar shërbime edhe në qendrat e mjeksisë familijare, si dhe nëpër qendra mobile”.
“Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti publik. Kjo lloj apatie nga ana e institucioneve është e papranueshme”, ka theksuar ajo.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se për kokë banori, Kosova ka shkallën më të lartë të infektimeve, dhe shkallën më të ultë të vaksinimit në Evropë.
Ndryshe, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka kritikuar Qeverinë përmes një konference për media. Ata kanë theksuar se janë të shqetësuar me përhapjen e shpejtë të koronavirusit në Kosovë, për çka ata konsiderojnë se fajtor është Qeveria që nuk po vepron konform seriozitetit dhe përmasave që po merr kjo sëmundje./21Media

Back to top button