​Boks: Luan Morina mposht bjellorusin Saveli

Boksieri kosovar Luan Morina do të ndeshet më 17 gusht në çerekfinale kundër hungarezit Horvath Laszio, pasi sot ai mposhti me meritë bjellorusin Sabaleuski Saveli në të tetën e finales së evropianit për shkollarë që po mbahet në Sarajevë – 10 deri më 21 gusht.
Morina në kategorinë me peshë 66 kilogramë zhvilloi një luftë të fortë në të tri rundet dhe fitoi me meritë me rezultat 3:2.
Ndërsa boksieri tjetër kosovar në këtë kampionat, Rigon Demaku pësoi humbje nga rusi Kalaganov Dmitri me përvojë.
Trajneri Faton Xhakli u nda i kënaqur me boksin që tregoi Luan Morina dhe beson në fitoren e radhës për medalje.

Back to top button