112 pacientë po trajtohen me COVID-19 në SHSKUK

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 112 pacientë me COVID-19.
Sipas raportit të punës për datën 16 gusht, 316 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 17 në gjendje të rëndë, kurse 120 me oksigjeo-terapi.
”Në QKUK, 149 pacientë të shtrirë, 112 prej tyre Covid-19 pozitivë, 120 me oksigjeno-terapi: Klinika Infektive, 104 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë; Klinika e Pediatrisë, 1 pacient; Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Ndërsa në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre Covid-19 pozitivë, 158 me oksigjeno-terapi. Spitali i Prizrenit, 47 pacientë; Spitali i Gjakovës, 60 pacientë; Spitali i Pejës, 36 pacientë; Spitali i Gjilanit, 54 pacientë; Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë; Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë; Spitali i Ferizajt, 18 pacientë./21Media

Back to top button