Mehaj takoi ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit, iu kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sonte informoi se me ministrat e mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Azerbejxhanit dhe Libisë, sot ishim të ftuar nga nikoqiri, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, i shoqëruar nga gjeneral Yasar Guler dhe diskutuan për mjedisit e sigurisë globale si dhe kërcënimet e rreziqet që e cenojnë këtë mjedis.
Mehaj theksoi në Facebook se kërkoi nga ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit që nga autoriteti i tyre të shprehin ndikimin e duhur në qeveritë dhe autoritetet politikëbërëse dhe vendimmarrëse të shteteve të tyre, në njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore në të gjitha fushat./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?