Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor në Shqipëri

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi, ka njoftuar se është shtyrë nisja e vitit të ri shkollor 2021-2022.
Sipas Kushit mësimi do të fillojë më 27 shtator 2021.
”Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”, ka thënë Kushi./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button