Mbushi kamionin plot me emigrantë, 200 euro/personi, u arrestua 49 vjeçari

Një 49 vjeçar nga Kamza u arrestua pasi u kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm. Emigrantët ishin futur të gjithë në një kamion të markës “Benz”.
“Kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së’ informoi policia e Korçës.
Arrestimi i Sokol Qerkezit banues në Kamëz, Tiranë është bërë në lagjen nr. 3, Pogradec në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, shkruan oranews.
“Shërbimet e policisë kanë kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin kamion të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 200 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.”, informoi policia.

Back to top button