Kosova-kampione e Ballkanit në sportin e volejbollit në rërë
Kombëtarja e Kosovës së femrave në kuadër të sportit të volejbollit në rërë për grupmoshat U22 është shpallur kampione e Kampionatit Ballkanik, që është zhvilluar në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Volejbollistet Finesa Sylejmani dhe Loresa Avdyli në finale e kanë mposhtur dyshen tjetër nga Kosova, volejbollistet Hasani dhe Idrizi, të cilat janë renditurnë pozitën e dytë.
Në anën tjetër, në konkurrencën e meshkujve, dy ekipe nga Kosova kanë zhvilluar gara, ku dyshja Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi kanë arritur të prekin finalen, në të cilën kanë pësuar humbje nga Kombëtarja e Turqisë.
Po ashtu, sukses tjetër ka arritur edhe dyshja Endrit Nrecaj dhe Arlind Bytyqi, të cilët pas përkushtimit të madh kanë arritur të pozicionohen në pozitën e tretë.
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka uruar ekipet kosovare të sportit të volejbollit në rërë për sukseset e arritura, duke iu dëshiruar fat edhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?