Personi që dha informacion për arrestimin e Krivaqës, refuzoi shpërblimin nga Pacolli
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot ka bërë të ditur se kushdo që i jep informacion Policisë që çon në arrestimin e vrasësit të 18 vjeçares në Ferizaj, do të ofrojë shpërblim.
Pas arrestimit të personit në fjalë ka reaguar këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, i cili ka thënë se kanë arritur të lidhin kontakt me personin që ka dhënë informacion dhe sipas tij shpërblimi do të paguhet.
Murseli ka tregar se personi që i ka dhënë informacion policisë ka refuzuar çfarë do shpërblimi.
“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Dy persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj. Krerët institucionalë kanë reaguar duke kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që të merren me urgjencë me rastin, ndërsa organizatat e ndryshme kanë kërkuar më shumë angazhim nga shteti për të mbrojtur jetën e femrave./21Media