Pas aksidentit vdes vajza 5-vjeçe
Nuk arrinë t’iu mbijetoj plagëvë të marra
Vajza 5-vjeçe, e cila një ditë më parë u përplas nga një makinë në periferi të Tiranës, ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak.
Aksidenti ka ndodhur te Kthesa e Kamzës (tek pallatet “Malazjane”), ku vajza ishte duke kaluar rrugën bashkë me gjyshin e saj kur janë përplasur nga një makinë.
Alarmin e kanë dhënë kalimtarë, që kanë telefonuar në numrin e Emergjencave 112. Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se Xh. K, 77 vjeç së bashku me mbesën e tij, A.K., 5 vjeçe, kanë qenë duke kaluar rrugën nga njëri krah në tjetrin, kur janë përplasur nga mjeti tip “Volksëagen” me drejtues I.H..
I moshuari dhe mbesa e tij u transportuan në spitalin Ushtarak. Gjendja e vajzës u paraqit serioze që kur shkoi në spital. E vogla nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë ditën e sotme, ndërsa i moshuari ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit u ndalua nga efektivët e policisë.