Ndërpritet seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës

Është ndërprerë seanca e sotme për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës, i dyshuar kryesor për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj. Ndërprerja e senacës është bërë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Krivaqës.
RTV21 nga vendi i ngjarjes raporton se ekipet e emergjencës kanë arritur në gjykatën e Ferizajt, ku pritej të caktohej masa e paraburgimit ndaj Krivaqës.
Vendimi pritet të jepet pas gjysmë ore,nëse seanca nuk do të përfundojë sot.
Dardan Krivaqa po dyshohet për vrasjen M.O, e cila është vrarë të dielën. Ndërsa, i dyshuari tjetër për këtë vrasje është Arbër Sejdiu, të cilit dje i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh./21Media

Back to top button