915 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
Gjatë 24 orëve janë shqiptuar 915 tiketat në bazë të ligjit COVID-19 në Kosovë.
Ndërsa për shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 362 tiketa trafiku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 31 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale./21Media