Kapen në kufi 5 sirianë të fshehur në një kamion

Sot rreth orës 10:00 në Pikën Kufitare Hani i Elezit Policia ka kapur 5 shtetas nga Siria, pa asnjë dokument udhëtimi.
Lajmi e ka konfirmuar Policia Kufitare të cilët ishin duke e realizuar Planin Operativ “Ngritja e vigjilencës dhe masave të sigurisë”.
“Zyrtarët policorë, pas krijimit të dyshimit, gjatë kontrollit më të detajuar në ‘vijë të dytë’, të kamionit i cili vinte nga Turqia, përmes Greqisë dhe së fundit Maqedonisë së Veriut, në kamionin e mbyllur kanë hasur pesë shtetas (emigrantë) nga Siria”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është trajtuar rasti si ‘kontrabanda me emigrant’./21Media

Back to top button