Kaloni te përmbajtja kryesore

Mosha e 21 viktimave nga COVID-19

Numri i viktimave të Covid-19 po vazhdon të jetë i lartë në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën 21 qytetarë.
12 nga viktimat ishin të gjinisë mashkullore dhe 9 të tjerat gjinisë femërore.
Sipas të dhënave nga ministria, të vdekurit janë të moshave nga 20-29 vjet e deri mbi 80 vjeç.
Nga mosha 20-29 vjeçare ka vdekur një grua nga Vushtrria, nga mosha 30-39 kanë vdekur një burrë nga Gjakova, nga mosha 40-49 ka vdekur një grua nga Gjakova, nga 50-59 kanë vdekur 5 persona nga Klina, Vitia, Vushtrria, Prishtina, Malisheva. Mbi 60 vjeç kanë humbur jetën 3 persona nga Rahoveci, Malisheva dhe Ferizaj. Mbi 70 vjeç kanë vdekur 7 persona, dy ishin nga Suhareka, një nga Kamenica, Prishtina, Gjilani, Peja dhe Ferzaj. Tre persona 80 vjeç po ashtu kanë humbur betejen me Covid-19. Viktimat ishin nga Skënderaj, Suhareka dhe Shtimja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button