Si do të veprohet pas moratoriumit njëvjeçar?
Sot bëhen një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit. Ndër pika ishte edhe se Kosova pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërsa, Serbia të heq dorë një vit nga fushata për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Por një ditë më parë, SHBA-ja inkurajoi Kosovën dhe Serbinë ta vazhdojnë moratoriumin.(Përgatiti: Albulena Nuha)./21Media