Përfundon pjesa e parë, heshtin rrjetat në “Elbasan Arena”

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e sfidës Shqipëri-Hungari në stadiumin “Elbasan Arena”.
Në 45 minutat e para pamë një lojë mesatare me pak raste shënimi nga të dyja kombëtaret.
Bajrami në minutën 29 kishte rastin më të mirë për shënim për kuqezinjtë, por goditja e tij nga largësia përfundoi pranë portës kundërshtare.
Dy minuta më vonë sulmuesi hungarez Sallai rrezikoi më seriozisht portën shqiptare, por Berisha nuk lejoi të befasohej. Marash Kumbulla në minutën 33 nga afërsia nuk arriti të shtyjë topin në rrjetë, duke humbur kështu një mundësi të artë për të shënuar.

Back to top button