​Arrestohet Dardan Molliqaj

Policia e Kosovës arrestoi sot katër aktivistë të Partisë Socialdemokrate, të cilët e kanë ndërprerë konferencën për medie të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Përmes një shkrimi në Facebook, PSD kërkoi lirimin e aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi.
PSD thotë se “përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata”.
“Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë”, thuhet në postimin e tyre./21Media

Back to top button