Vdiq edhe një i ri nga COVID-19 në Kosovë

Pasditen e sotme, si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur edhe një i ri nga fshati Mogillë. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit përmes një njoftimi në Facebook.
Ai ka bërë me dije se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e mërkure pas namazit të drekës.
“Me Dhimbje te madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftoj se nga pasojat e virusit COVID -19 ka ndërruar jetë vllai Besiri. Vorrimi bëhet nesër më: 08.09.2021 pas namazit të Drekësë! Allahu e shpërbleft me Xhehnet!”, ka njoftuar Përparim Rexhepi.

Sot ka vdekur nga Covid-19 edhe një 22-vjeçare nga Gjilani. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismaili./21Media

Back to top button