Shqipëri, ​4 të vdekur dhe 869 raste të reja me COVID-19

 
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5257 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 869 qytetarë.
Në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me Covid 4 qytetarë; tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-71 vjeç dhe një qytetar 86 vjeç nga Durrësi.
Ministria informon se janë 12,585 pacientë aktiv me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 33 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 862 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 141,038 që nga fillimi i epidemisë.

Back to top button