Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet një burrë
Policia ka bërë të ditur se dje është arrestuar një burrë nga Peja, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.68 promila. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media