Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të pyjeve
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për vjedhje të pyjeve në rajonin e Ferizajt.
“Policët nga stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë një person me inicialet: E.R, ( M/K), 46 vjeçar”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”, me dënim burgimi prej tre muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?