Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani kërkon mbështetjen e Guinea Bissau për njohje të reja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló. Gjatë këtij takimi, Osmani ka kërkuar mbështetjen e homologut Embaló për lobim të vendeve afrikane për rritjen e numrit të njohjeve.
Kërkesë për mbështetje të tillë, presidentja ka bërë edhe sa i përket përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për të cilën gjë ka marrë mbështetje nga presidenti Embaló.
Teksa ka prezantuar gjendjen aktuale në Kosovë, Osmani ka theksuar se synimi i vendit mbetet anëtarësimi në strukturat euro-atlantike. Ndërkaq për dialogun me Serbinë, Presidentja ka thënë se Kosova është për dialog, fundi i të cilit duhet të jetë njohja reciproke.
Të dy palët në takim thanë se ka potencial për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve, ndaj u la e hapur mundësia që të identifikohen mundësitë për bashkëpunim ekonomik, por edhe shkëmbime në fusha të interesit të dyanshëm./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button