Bulliqi: Jam kandidati që e njoh më së miri Podujevën

Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi sonte gjatë debatit zgjedhor në RTV21 tregoi pse llapjanët duhet t’ia besojnë edhe një mandate.
Ai ndër të tjerash u shpreh se kanë ardhur për ta sjellur ndryshimin për qytetarët e Podujevës duke theksuar se është kandidati që e njëh më së miri Podujevë.

Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga  AAK-ja Besnik Tahiri, nga VV-ja Shpejtim Bulliqi, LDK-ja Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami dhe PDK-ja Floretë Zejnullahu.
Podujeva ka 77 vendbanime me gjithsej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote.
Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2020, Shpejtim Bulliqi i VV-së është zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media
 

Back to top button