Brentfordi ndal Liverpoolin me barazim

 
Ka përfunduar ndeshja mes Brentfordit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të Premier Ligës angleze.
Të dy skuadrat pas 90’ minutave lojë nuk kanë arritur të arkëtojnë pikët e plota, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3:3.
Fillimisht, ishte skuadra e Brentford ajo që kaloi e para në epërsi, përmes golit të shënuar nga mbrojtëi Pinnock në minutën e 27’. Kundërpërgjigja e Liverpoolit ishte e shpejtë, ku arriti ta barazojë rezultatin në 3:3 përmes golit të Diogo Jotas.
Pjesën e dytë e filloi më mirë skuadra e Liverpoolit, e cila e gjeti epërsinë përmes golit të Mohamed Salah në minutën e 54’.
Brentford arriti që ta barazoj rezultatin në 2:2 përmes golit të Janelt në minutën e 63’, por katër minuta më vonë mesfushori Curtis Jones ia rikthen epërsinë Liverpoolit, duke shënuar për 3:2 në minutën e 67’.
Dramën në këtë ndeshje e mbylli goli i Wissa në minutën e 82’, i cili shënoi për 3:3, kështu duke ia siguruar ekipit të tij një pikë të vlefshme.
Me pikët e reja, Liverpooli zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 14 pikë, kurse Brentford pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë me nëntë pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 3:3.

Back to top button