Graniti feston ditëlindjen, Leonita i bën urimin e veçantë

Ylli i futbollit, Granit Xhaka sot feston ditëlindjen e 29-të.
Urimet për Granitin nuk munguan nga familjarë, miq e kolegë të shumtë, por urimin më të veçantë e mori nga bashkëshortja e tij, Leonita.
“Urime ditëlindjen dashuria e jetës sime. Faleminderit për gjithë buzëqeshjet dhe dashurinë që më dhuron mua dhe vajzave tona, jemi shumë me fat që të kemi. Të dua”, ka shkruar Leonita në Instagram.

Kujtojmë, se Graniti dhe Leonita janë të martuar që nga viti 2017 dhe kanë dy vajza, Ayana dhe Laneya./21Media

Back to top button