Momenti kur gruaja me veturë shmang përplasjen
Policia në Australi ka njoftuar se javën e kaluar një veturë kaloi në tetë shirita rrugorë në trafik në qytetin Darwin. Policia e cilësojnë këtë rast si shumë me fat pasi që asnjë njëri nuk u lëndua.
Shoferja, që me vete kishte edhe një fëmijë, u dërgua në spital edhe pse s’kishte lëndime të mëdha trupore.
Policia po e heton incidentin dhe ka publikuar pamjet, duke thënë se ngasësja ka humbur kontrollin, ka dështuar të marrë kthesën dhe është përplasur në një objekt.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?