29 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë
29 pacientë të infektuar me Covid-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kështu njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin e tyre.
Ndërsa, në trajtim spitalor nga COVID-19 gjithsej janë 263 pacientë, 186 prej tyre me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 57 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)27 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 13 pacientë
Spitali i Prizrenit, 16 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Pejës, 44 pacientë
Spitali i Gjilanit, 19 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 24 pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 342 raste aktive me COVID-19./21Media