3 mijë 185 raste aktive me COVID-19
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 185 raste aktive me COVID-19.
Si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona, kurse në total numri i të vdekurve është 2 mijë 949.
Nga 4 mijë e 363 testime, në Kosovë janë regjistruar 66 raste pozitive me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 221 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 153.893. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?