Kaloni te përmbajtja kryesore

Zgjedhet Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut

Nagip Krasniqi sot është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv në Korporatën Energetike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur KEK përmes një komunikate, ku ka theksuar se gjatë javës se kaluar janë zhvilluar procedurat e intervistimit për të gjithë kandidatët potencial, të cilët i kishin përmbushur kriteret e parapara në shpalljen publike dhe Nagip Krasniqi ka marrë vlerësimin më të lartë si nga Bordi ashtu edhe nga Partneri zbatues i Projektit të Ambasadës Britanike.

”BPD bazuar në kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike ka shpallur konkursin për Kryeshef Ekzekutiv (KE) të KEK sh.a. i cili ka qenë i hapur për një muaj dhe është mbyllur me dt: 23.08.2021. Në këtë drejtim, BPD si përfaqësues i aksionarit (Qeverisë),  ka udhëhequr një procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese ne pajtim me Ligjin e Ndërmarrjeve Publike.  Ky proces është mbështetur nga  Partneri i jashtëm zbatues i Projektit  të Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese, konform memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe është monitoruar  nga përfaqësues të BIRN-it”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button