​Mediat nuk lejohen në raportimin e Nagavcit

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, nën arsyetimin e respektimit të masave antiCOVID ka kërkuar nga mediat që të lirojnë sallën ku po pritej të raportonte ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Gola ka insistuar që në mbledhje të mos qëndrojnë të gjitha mediat që ishin prezentë në komision.
Gola nuk pranoi propozimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, që të lirohen punëtorët e administratës që po merrnin pjesë në mbledhje dhe e cila ofroi si mundësi largimin edhe të tre zyrtarëve nga ministria që po e shoqëronin.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni është paraparë që Nagavci të raportonte për përgatitjet e fillimit të vitit të ri shkollor 2021/2022.

Back to top button