Vesa për vdekjen e fotografit Huduti: Një djalë i mirë i Prishtinës na la
Këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma ka reaguar pas vdekjes së fotografit Ahmed (Meddy) Huduti.
Ajo ka theksuar se Meddy i ka lënë kujtim një prej fotografive që më së shumti e do.
“Nje djal i mire i Prishtines na la.. Artist, ma ke lene kujtim nje prej fotografive qe e du me se shumti e qe e kemi realiu veq tu nejt..”, ka shkruar artistja në instastory.


Mbrëmë ka vdekur fotografi i njohur Ahmed (Meddy) Huduti. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka ngushëlluar familjen Huduti, si dhe tërë komunitetin artistik për vdekjen e fotografit. Çeku ka theksuar se Ahmed (Meddy) Huduti do të rrojë përherë në fotografitë që i ka realizuar./21Media