1 mijë e 676 raste aktive me koronavirus në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 1 mijë e 676.
Në raportin e fundit, nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa nga 2 mijë e 347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 mijë e 671.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës. Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH./21Media

Back to top button