Kombëtarja e Kosovës niset për në Suedi
Kombëtarja e Kosovës, mëngjesin e sotëm është nisur për në qytetin e Stokholmit në Suedi, ku të shtunën do të zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katar 2022” kundër Suedisë.
Dardanët gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët.
Lajmi u bë i ditur nga FFK në Facebook.
Dardanët do të mbajnë stërvitjen e fundit në “Friends Arena” në Solna, para ndeshjes me Suedinë.
Gjithashtu, përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në ora 17:30./21Media