Biden: Clinton po shërohet, së shpejti do të dalë nga spitali
Ish -presidenti amerikan Bill Clinton po shërohet nga infeksioni dhe së shpejti do të lirohet nga spitali, tha presidenti i SHBA-ve, Joseph Biden.
⁰Biden tha se ai foli me Clinton, i cili u shtrua në spital në Kaliforni të martën për shkak të një infeksioni të traktit urinar.
“Ai është mirë, me të vërtetë. Ai nuk është në një situatë serioze. Do të dalë së shpejti, me sa kuptoj. “Nëse është nesër apo një ditë më vonë, nuk e di,” tha Biden.
Clinton u pranua në spital pasi një infeksion të traktit urinar, por nuk pati gjendje shoku septik, i cili mund të jetë kërcënues për jetën.
Ai u vizitua sot nga gruaja e tij Hillary dhe vajza Chelsea.