I futen në shtëpi dhe i vjedhin ari dhe para
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij, ku nga aty kanë vjedhur një sasi të arit dhe para.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Hysni Morina” në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hapur me forcë një dritare dhe përmes saj kanë depërtuar në shtëpinë e tij ku nga aty kanë vjedhur një sasi të arit dhe para”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante./21Media