9 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 9 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa nga 3664 testime, 591 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Janë shëruar 485 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.
7,528 është numri i pacientëve të infektuar në nivel vendi.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Të infektuarit janë në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd./oranews