13 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut
Minsitria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 145 testime të realizuara, 495 pacientë kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 308 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq, 13 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin./21Media