​Moti sot me shi

 
Reshje të shiut kanë përfshirë vendin qysh në orët e hershme të mëngjesit të kësaj të marte. Reshje shiu do të ketë edhe përgjatë ditës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
“Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte. Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s”, ka njoftuar IHMK./21Media

Back to top button