PDK e AAK arrijnë marrëveshje për koalicion në Malishevë

Në më pak se dy javë deri në balotazhin e 14 nëntorit, subjektet politike dega e PDK-së dhe ajo e AAK-së në Malishevë kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.
Kjo u bë e ditur nga Isni Kilaj i PDK-së.
“Marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje. Me përfaqësuesin e AAK së në Malishevë Kastriot Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij arritëm marrëveshje për mbështetje dhe bashkëqeverisje në Komunën e Malishevës. Bazuar në verdiktin që dhanë qytetarët e Malishevës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë shumicën e votave partive opozitare në Malishevë, duke u nisur nga nevoja për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me vizion, që i jep Malishevës zhvillimin e nevojshëm, sonte nënshkruam marrëveshjen që na bashkon për Malishevën. PDK-ja dhe AAK-ja do të jenë bashkë në rundin e dytë dhe në qeverisjen e Malishevës. Bashkimi jonë ka për qëllim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve dhe ideve për një Malishevë të zhvilluar, duke e bërë fitoren e 14 nëntorit sa më të madhe.  Malisheva është e të gjithë qytetarëve dhe partive që jetojnë dhe angazhohen në këtë Komunë, ne jemi gati që bashkë me AAK-në, bashkë me subjektet e tjera politike dhe të gjithë qytetarët t’i japim Malishevës Qeverisjen që e Meriton”, thuhet në njoftimin e Kilajt në Facebook./21Media

 

Back to top button