Osmani dekoron Bekim Kastratin e Besim Dajakun me urdhrin “Hasan Prishtina”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina”, Bekim Kastratin e Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare në 20 vjetorin e vrasjes së tyre.
“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend. Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, tha Osmani në ceremoninë e dekorimit.
Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan presidenten Osmani për kujdesin e treguar ndaj figurave, të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës.