Me 12 bidonë me ujë, serbi tenton të kalojë ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një shtetas të Serbisë, i cili ishte duke kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë me automjetin e tij.
Ngjarja ka ndodhur më datë 04.11.2021, rreth orës 04:55 në Bistrica të Leposaviqit.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur 12 copë bidonë me ujë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që përkohësisht t’i konfiskohet automjeti dhe dokumentet. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button