​Shtyrja e diskutimit për raportin e progresit përplas deputetët

Me akuza dhe kundërakuza është përcjellë mbledhja e sotme e Komisionit për Integrime Evropiane. Vazhdimi i raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi apo shtyrja e diskutimit për raportin e progresit është bërë “mollë” sherri që deputetët e pozitës dhe opozitës të përplasen verbalisht.
Ishte i dyti i qeverisë, Bislimi që ka kërkuar që në mbledhjen e sotme të miratohet vetëm ratifikimi i marrëveshjes së amendamentit të marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa raportimi i progresit të trajtohet tjetër ditë për shkak të agjendës dhe takimit të shtatë të komisionit për MSA-në.
Por një gjë të tillë e kanë kundërshtuar anëtarët e komisionit nga opozita, të cilët kanë kërkuar që mbledhja të shtyhet në tërësi.
Megjithëse me një konstatim të tillë nuk janë pajtuar deputetët e mazhorancës, komisioni ka vendosur që mbledhja të shtyhet në tërësi për javën e ardhshme.

Back to top button