23 vjeçarja “xheloze” e ther me thikë të dashurin
Një 23 vjeçare ka therur me thikë të dashurin 38 vjeçar mbrëmë, në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj.
Sipas Policisë shkak i këtij incidenti ishte xhelozia.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima me inicialet P.A ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa e dyshuara E.H është arrestuar për veprën “vrasje në tenativë”.
Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja policia ka njoftuar se janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri te ky incident.
E dyshuara, pasi intervistohet nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./21Media