I mitur nga Deçani rrah një person me “stupc”
Është arrestuar një fëmijë pasi që i njëjti për shkak një mosmarrëveshje që kishte pasur një ditë më parë me viktimën, deshi “t’i qërojë hesapet” me dhunë. I mituri mori një shkop druri dhe e sulmoi viktimën.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shaptej të Deçanit, dje rreth orës 12:30.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt./21Media