Konferenca e radhës ndaj Pjetër Shalës më 15 nëntor
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë njoftuar se konferenca e rradhës ndaj ish-pjesëtart të Uushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës do të mbahet më 15 nëntor. Sipas njoftimit, konferenca të hënën do të mbahet në ora 09:00.
Pjetër Shala është arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt./21Media