Plani i Xhafer Tahirit për infrastrukturën e Vushtrrisë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri i cili është në garë për një mandat të ri për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në debatin për zgjedhjet komunale në RTV21, ka shtjelluar planin e tij për infrastrukturën e kësaj komune.
“Brenda dy viteve të ardhshme 100% e rrugëve lokale në çdo lagje të Vushtrrisë do të asfaltohen”, tha Tahiri.

Kujtojmë se, në balotazh janë Xhafer Tahiri nga LDK e që në raundin e parë mblodhi 9.735 vota apo 33.77% dhe Ferit Idrizi nga PDK që mblodhi 10.057 vota apo 34.89%./21Media

Back to top button