Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me Borrell në Paris?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Paqes në Paris, ku është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Ai ka bërë të ditur se në takim me Kurtin kanë diskutuar për dialogun, bashkëpunimin rajonal dhe luftën kundër korrupsionit.
“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris, për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe përparimin e nevojshëm urgjent në dialogun Prishtinë-Beograd.  I ngritëm (në diskutim) integrimin evropian, diskutimin në ardhje të FAC-ut për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë, Borrell ka ftuar kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë të kthehen në situatën kur mund të vazhdojë procesi i dialogut në Bruksel./21Media

Back to top button